Bëni një kërkesë

Foto dhe video për festa dhe evente.

Filmojmë dhe fotografojmë festa, jetën e natës, koncerte dhe evente — dhe pamjet më të mira i ofrojmë si stock. Na rezervoni për eventin tuaj ose licenconi fotot tona për markën tuaj.

Kërkesë për licencim

Netë që kemi xhiruar

Shikoni si duket një natë me xixa.

Reels dhe aftermovie nga eventet e fundit. Klikoni anash ose rrëshqitni për të parë më shumë.

0:58
Club Nox · TiranëNatë Disco18 tet 2026 · 240 foto · aftermovie
1:12
Amfiteatri · TiranëLive në Amfiteatër27 sht 2026 · 410 foto · aftermovie
Reel
Sky Terrace · DurrësPerëndim në tarracë15 gush 2026 · 180 foto
0:45
Velvet · PrishtinëNata Vjollcë04 korr 2026 · 320 foto · aftermovie
0:52
Hemisphere · TiranëNatë Neon13 qer 2026 · 270 foto · aftermovie
0:58
Club Nox · TiranëNatë Disco18 tet 2026 · 240 foto · aftermovie
1:12
Amfiteatri · TiranëLive në Amfiteatër27 sht 2026 · 410 foto · aftermovie
Reel
Sky Terrace · DurrësPerëndim në tarracë15 gush 2026 · 180 foto
0:45
Velvet · PrishtinëNata Vjollcë04 korr 2026 · 320 foto · aftermovie
0:52
Hemisphere · TiranëNatë Neon13 qer 2026 · 270 foto · aftermovie

Çmime të qarta, pa surpriza.

Tre mënyra për ta mbuluar eventin tuaj. Zgjidhni një paketë dhe na tregoni datën — ju kthejmë ofertën brenda ditës.

  • 3 paketa
  • nga €200
  • Dorëzimi 48 orë – 5 ditë
  • 01

    Foto

    Për festa, klube dhe evente private.

    nga€200

    Dorëzimi: 48 orë

    • 1 fotograf, deri në 4 orë
    • Foto të përpunuara, sa lejon eventi
    • Materialet ruhen të paktën 3 muaj
    • 10 fotot e para, të nesërmen

    Shtesa

    • Kameraman shtesë+€80
    • Orë shtesë+€40/orë
  • 03

    Aftermovie

    Nata juaj si film i shkurtër kinematografik.

    nga€600

    Dorëzimi: 5 ditë

    • 2 kamera, deri në 4 orë
    • Video 60–90 sekonda, në cilësi 4K
    • Muzikë e lejuar për rrjetet sociale
    • Për ekran të gjerë dhe për telefon
    • Materialet ruhen të paktën 3 muaj

    Shtesa

    • Kameraman shtesë+€80
    • Orë shtesë+€40/orë
    • Xhirim me dron+€100
    • Video vertikale shtesë+€25/copa

Çmimet vlejnë për Tiranën dhe deri në 4 orë punë. Numri i fotove varet nga lokali, drita dhe sa njerëz ka në event. Materialet i ruajmë të paktën 3 muaj, e nëse ju duhen më gjatë e rregullojmë. Orët shtesë dhe udhëtimi përfshihen në ofertë.

Çfarë merrni

Nga pista, direkt në telefonin tuaj.

Pa pritur me javë. Kështu ju vjen puna jonë pas eventit — gati për Instagram, TikTok dhe për t’u ndarë me të ftuarit.

Galeritë ruhen tepartneri ynë i drejtpërdrejtë
  1. 01Gjatë natësXhirojmë gjithçka
  2. 02Të nesërmen10 foto preview
  3. 03Brenda 48 orëveGaleria e plotë online
  4. 04Brenda 72 orëveReels vertikale 9:16

Pyetje të shpeshta.

Gjithçka që na pyesin para një rezervimi. Nuk e gjeni përgjigjen? Na shkruani më poshtë.

01Sa shpejt i marrim fotot dhe videot?

Të nesërmen ju dërgojmë 10 foto “preview” për rrjetet sociale. Galeria e plotë vjen brenda 48 orëve për paketën Foto, 72 orëve për Foto + Video, dhe aftermovie brenda 5 ditëve.

02Sa foto marr?

Nuk ka një numër fiks. Varet nga lokali, drita dhe sa njerëz ka. Kur ka pak njerëz dalin më pak foto, sepse ju dërgojmë vetëm ato që dalin mirë.

03Sa kohë i ruani materialet?

Materialet i mbajmë online të paktën 3 muaj, për çdo paketë. Nëse ju duhen më gjatë, na shkruani dhe e rregullojmë me një pagesë të vogël.

04Si e rezervoj një datë?

Plotësoni formularin më poshtë me datën, vendin dhe llojin e eventit. Ju kthejmë një ofertë brenda ditës; data mbahet për ju sapo konfirmohet oferta.

05A punoni edhe jashtë Tiranës?

Po — në të gjithë Shqipërinë dhe në Kosovë. Çmimet e paketave janë për Tiranën; udhëtimi dhe akomodimi, nëse duhen, shënohen qartë në ofertë.

06Po nëse eventi zgjat më shumë se 4 orë?

Shtojmë orë sipas nevojës. Na tregoni orarin e plotë dhe e llogarisim në ofertë — pa surpriza në faturë.

07A mund t’i përdor fotot për marketingun e lokalit?

Po. Fotot dhe videot e eventit tuaj janë për ju: rrjete sociale, faqe interneti, postera. Fotot nga biblioteka xixa. Stock licencohen veçmas.

08Çfarë është xixa. Stock?

Një bibliotekë fotosh nga netët, klubet dhe koncertet që kemi xhiruar, gati për licencim — për marka, media dhe agjenci që duan atmosferë të vërtetë nate.

09Kur del softueri?

Po e ndërtojmë për fotografët e eventeve dhe del së shpejti. Zgjidhni “Akses i hershëm në softuer” në formular dhe ju njoftojmë të parët.

Keni një pyetje tjetër? Na shkruani

Le të krijojmë diçka.

Doni të rezervoni një xhirim për festën apo eventin tuaj, të licenconi foto ose të provoni softuerin? Na shkruani.

Ju intereson
Paketa